Loading…

Nënshkruhet marrëveshja mes Kostt dhe Entos, Hajdari thotë se Kosova fitoi pavarësi energjetike

  • 20/04/2020 | 22:29

Nënshkruhet marrëveshja mes Kostt dhe Entos, Hajdari thotë se Kosova fitoi pavarësi energjetike

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se sot është nënshkruar Marrëveshja e Re e Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTOS-E.


Siç njofton Hajdari, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, KOSTT dhe Kosova  fitojnë paravarësi energjetike, për të cilën, siç thotë ajo, është punuar disa vite me radhë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot më 20 prill 2020, në ora 17:00, ka përfunduar procesi i votimit për Marrëveshjen e Re të Kyçjes KOSTT- ENTSO –E. Marrëveshja e Re është miratuar nga RGCE (Grupi Regjional i Evropës Kontinentale). Me votimin e sotëm dhe nënshkrimin që do të pasojë, të Marrëveshjes së Re të Kycjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, KOSTT dhe Republika e Kosovës fitojnë pavarësinë energjetike, për të cilën është punuar disa vite me radhë”, ka shkruar ajo në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Me këtë rast, Hajdari ka falënderuar Gjermaninë me partnerët, SHBA dhe vendet tjera mike.

“Njëherit përgëzojmë KOSTT për këtë arritje të jashtëzakonshme! Urime Kosovë në këtë kohë të vështirë me Pandeminë COVID -19 por me SUKSESE HISTORIKE!”, ka përfunduar ajo

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë