Loading…

Nënshkruhet koalicioni mes AKR’së dhe VV’së

  • 21/12/2016 | 14:27

Nënshkruhet koalicioni mes AKR’së dhe VV’së

AKR dhe VV, në Mitrovicë kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni në nivel lokal, në bazë të së ciliës këto dy parti do të qeverisin deri në fund të këtij mandatit.

Marrëveshjen e koalicion e kanë nënshkruar kryetari i komunës dhe njëherësh edhe kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë, Agim Bahtiri dhe kryetari i Qendrës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka.

Në bazë të marrëveshjes Faruk Mujka, nga Levizja Vetëvendosje, është emëruar nënkryetar i komunës.

15673324_1154132264706589_690912067_n

“Pas kalimit të të gjitha procedurave nëpër partitë tona, sot kemi ardhur në pikën e nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo marrëveshje është bërë për ti çështje të mëdha, që nënkupton kryerjen e punëve me duar të pastra, të punohet vetëm për qytetarët e jo për grupe të caktuara, ka thënë Bahtiri.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, VV-së do t’i takoj pozita e nënkryetarit të komunës, drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë