Radmila Sekerinska, nënkryetare e partisë së Zoran Zaev, LSDM, dhe deputete e parlamentit të Maqedonisë, dje pas sulmit nga protestues anti-shqiptarë, u dërgua në Qendrën Emergjente në Shkup.
Asaj sipas mediave maqedone, i është dhënë kujdes mjekësor, dhe për shkak të lëndimeve ka pasur nevojë edhe për ndërhyrje kirurgjike, transmeton gazetametro.net.
Sekerinska u sulmua nga një i moshuar, i cili e goditi dhe pastaj e tërhoqi zvarr nga flokët, por ajo arriti të ikë dhe pastaj një pjesë e deputetëve të tjerë e mbrojtën. Videoja ka bërë të mundur edhe zbulimin e identitetit të sulmuesit.
Ajo është jashtë rrezikut për jetë, njejtë sikur deputetët tjerë që morën lëndime, nga sulmuesit pro VMRO’së, të cilët u futën dhunëshëm në Kuvend, pas zgjedhjes kryetar të deputetit shqiptar Talat Xhaferi. /gazetametro.net