Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për qëndrimin e partisë në lidhje me territorin e Kosovës.
Në një intervistë në InfoMagazine, Ismaili ka thënë se Kosova nuk i jep Serbisë asgjë në këmbim të njohjes, transmeton gazetametro.net
Ai ka thënë se PDK e ka bërë të qartë përmes dokumenteve që kufijtë e Kosovës janë të pacenueshëm.
Ndryshe, Ismaili nuk është i vetmi zyrtar i lartë i PDK’së që është deklaruar kundër lëvizjes së kufijve. Kohë më parë deklaratë të njëjtë pati dhënë edhe Enver Hoxhaj, i cili kishte thënë se qëndrimi i PDK’së është se kufijtë e Kosovës janë të pacenueshëm. /gazetametro.net