Loading…

Nënkryetari i LDK’së: Po negociojmë me Alternativën dhe AKR’në

  • 13/05/2017 | 12:50

Nënkryetari i LDK’së: Po negociojmë me Alternativën dhe AKR’në

Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova konfirmon se subjekti i tij është në negociata me ‘Alternativën’ e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit, për një bashkim të mundshëm në listë zgjedhore, mirëpo ende nuk është marrë ndonjë vendim.


Rugova ka thënë se edhe me AKR-në e Pacollit po ndodhin biseda përafrimi dhe vullneti i LDK-së është që sa më shumë subjekte të bëhen bashkë.

“Nuk është marrë ende ndonjë vendim, është e saktë se ka biseda me ‘Alternativën’ dhe se ka vullnet të dy palëve. Negociata ka edhe me AKR-në por të shohim sa mund ti përafrojmë qëndrimet. Negociatat kuptohet me dijeninë e liderit deri më tash zhvillohen në nivele më të ulëta të përfaqësuesve të partisë”,tha Rugova.

I pyetur rreth një bashkimi në listë edhe me ‘Vetëvendosje’-n Rugova ka thënë se ka sinjale pozitive në këtë drejtim mirëpo kushtet e VV-së nuk duhet të jenë, përzierje në punët e brendshme të LDK-së.

“Ka sinjale pozitive edhe nga ana e VV-së por nuk bënë askush të përzihet në punët e brendshme të LDK-së. Nuk është çështje e VV-së  kush është lider i LDK-së. Një lloj negocimi i tillë eventual nuk është fer dhe është i papranueshëm për LDK-në”, deklaroi Haki Rugova për Radio Dukagjinin.

Ndryshe përfaqësues të VV-së kanë deklaruar një bashkëpunim të mundshëm parazgjedhor me LDK-në nën kushtin e ndryshimeve të lidershipit të kësaj të fundit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë