Loading…

Nënkryetari i LDK’së nuk tregon vlerën e truallit, shtëpisë dhe banesës

  • 14/06/2017 | 17:47

Nënkryetari i LDK’së nuk tregon vlerën e truallit, shtëpisë dhe banesës

Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu në deklarimin e pasurisë nuk ka treguar sa është vlera e shtëpisë, e banesës, truallit dhe e tokës së trashëguar.


Veliu në deklarimin e pasurisë ka treguar se ka  73 arë tokë të trashëguar por vlerën e saj e ka llogaritur me zero.

Njëjtë ka vepruar edhe me shtëpinë për të cilën ka deklaruar se e ka që nga viti 1990 por që nuk ka treguar sa është sipërfaqja e saj si dhe vlerën po ashtu zero.

Nënkryetari i LDK-së ka deklaruar se e ka blerë një banesë në vitin 2008 por që vlera e saj është zero.

Ndërsa Veliu ka deklaruar se ka blerë 10 ari truall në vitin 2015 por që vlera e saj është zero sipas deklarimit.

Këtë truall Veliu ka deklaruar se e ka blerë duke marrë kredi  prej 50 mijë euro në bankën NLB.

Veliu ka deklaruar pagën vjetore të kryetarit të komunës që është 1197 euro ndërsa ka deklaruar se 6 mijë e 267 euro i ka në Raiffesen Bank në Podujevë si dhe 2 mijë e 667 euro në NLB po ashtu në Podujevë.

Sipas këtij deklarimi Veliut nuk i punon askush nga familja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë