Loading…

Nënkryetari i LDK’së: Asociacioni në rend dite, mbetet të shihet zgjidhja e Qeverisë

  • 01/07/2022 | 10:36

Nënkryetari i LDK’së: Asociacioni në rend dite, mbetet të shihet zgjidhja e Qeverisë

Kur flitet për dialogun, tema që nuk mund të shmanget është Asociacioni.


Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se kjo çështje është në agjendë tani dhe mbetet për t`u parë se si do ta zgjidh Qeveria, në krye me Kurtin, këtë siç e quan ai problem.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdmisht e potencon se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk bën kurrsesi të zbatohet.

Ajo, sipas kreut qeveritar, nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese andaj edhe është e pazbatueshme.

“Në takimin e ardhshëm pritet që Asociacioni në shkallën e zhvillimit të draftimit të Statutit të saj është detyrë e kësaj qeverie. Por, të mos e harrojmë që kjo qeveri çështjen e ‘Zajednicës’, siç i thoshin ata, dhe çështjën e e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, i ka pasur kauza që ka shkaktuar trazira dhe dhunë të paparë në historikun tonë. Shpresoj shumë që Kosova të mos bëhet peng në liberalizim dhe në procese tjera për shkak të mënyrës se si kjo qeveri po administron me Republikën tonë dhe me proceset politike çfarë është dialogu”, theksoi Haziri për “Front Online”.

Për formimin e Asociacionit u arrit Marrëveshja në Bruksel, në vitin 2013, si pjesë e një dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Dy vjet më vonë, në Bruksel u arrit pajtimi lidhur me parimet për formimin e Asociacionit, të cilat Gjykata Kushtetuese e Kosovës në dhjetor të vitit 2015 i vlerësoi se nuk ishin plotësisht në harmoni me frymën e Kushtetutës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë