Loading…

Nëna hyn në gjimnaz dhe godet drejtoreshën, mbështetet nga 18 vjeçja që shpartallon derën

  • 31/05/2017 | 17:08

Nëna hyn në gjimnaz dhe godet drejtoreshën, mbështetet nga 18 vjeçja që shpartallon derën

Një 46-vjeçare është arrestuar nga policia sepse ka sulmuar fizikisht drejtoreshën e një gjimnazi ku djali i saj është nxënës.


Policia njofton se shtetësia Adriana H., ambientet e brendshme të një shkolle dhe ka goditur drejtoreshën, shtetasen V. G., ndërsa shtetësia H. H., 18 vjeçe, ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës duke e dëmtuar, shkruajn mediat në Shqipëri

Policia ka arrestuar 46-vjeçaren dhe ka referuar materialet në prokurori për 18-vjeçaren dhe 16-vjeçarin me iniciale G.H., djali i gruas që dhunoi drejtoreshën.

“Më datë 30.05.2017, u arrestua shtetësia Ardiana H., 46 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit H. H., 18 vjeçe dhe G. H., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse tek ambientet e brendshme të një shkolle, shtetësia Ardiana H. (nëna e shtetasit G. H., nxënës i kësaj shkolle), ka goditur drejtoreshën e kësaj shkolle, shtetasen V. G., ndërsa shtetësia H. H., ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës duke e dëmtuar. Gjithashtu shtetasit e sipërpërmendur, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë veprimeve të tyre proceduriale. Parashikuar nga Nenet 236/2, 237 dhe 150 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë