Loading…

Nën ndikim të drogës sulmoi zyrtarin policorë, arrestohet i dyshuari

  • 21/02/2024 | 08:35

Nën ndikim të drogës sulmoi zyrtarin policorë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, shkruan Gazeta Metro.


Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa nga i dyshuari (i droguar), është konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Rr. Hamz Jashari, Prishtinë 21.02.2024 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë