Mesfushori serb, Nemanja Matic gjatë ditës së sotme ka vizituar Manastirin e Deçanit dhe të Graçanicës, transmeton Gazeta Metro.
Ai përmes dy fotografive të publikuara në llogarinë e tij në Instagram ka bërë të ditur se sot ka qenë në vizitë në Manastirin e Deçanit dhe të Graçanicës.
Vlen të theksohet se Matic vjen nga Vrella e Istogut. Ai para se të nënshkruante me United në vitin 2017, ka luajtur edhe për klube si Benfica e Chelsea.
Ai së fundmi u transferua te Roma nga Manchester United, aty ku do të jetë nën urdhrat e Jose Mourinhos. /gazetametro.netÂ