Nënkoloneli Nehat Thaçi i arrestuar dhe më pas i liruar nga autoritetet serbe, do t’i kthehet punës në policinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, ku thuhet se nënkoloneli Nehat Thaçi, pas lirmit të tij do të vazhdojë punët dhe detyrat në kuadët të institucionit ku është i punësuar.
“Do të jetë pjesë e Policisë së Kosovës, duke qenë i përkushtuar dhe profesional në përmbushjen e të gjitha objektivave në të mirë të rendit, ligjit dhe sigurisë publik”, thuhet në komunikatë.
Sipas policisë Thaçi, do ti shërbej edhe komunitetit serbgjatë detyrës dhe se arrestimi i tij nuk do të ndikoj në detyrën e tij.
“Në asnjë rast arrestimi i tij nga ana e autoriteteve serbe nuk do të ndikojë në motivimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb”.
Nehat Thaci ishte arresutar nga polica serbe, në pikën kufitare Dheu i bardhë, në muajin shtator.