Loading…

Nehat Idrizi, propozohet si kandidat konsensual për president

  • 20/11/2020 | 16:42

Nehat Idrizi, propozohet si kandidat konsensual për president

Ish-kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka shpallur sot edhe zyrtarisht kandidaturën për president të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Metro ka mësuar se të gjitha partive ju ka shkuar sot propozimi i Nehat Idrizit si president konsensual, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

Ka qenë vet Neziri ai që përmes një letre ka shpallur kandidaturën për president të ardhshëm si person apolitik, në atë letër shkruhet se është i gatshëm të takohet me kryetarët e partive politike që t’ia tregon vizionin dhe planin e tij.

Idrizi tani është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit

Gjyqtari Idrizi  ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1984. Prej vitit 2000 deri më 2010 ka punuar si përfaqësues juridik në Ndërmarrjen  Publike Banesore në Prishtinë. Ndërsa, në vitin  2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ku dhe punoi deri me  31.12.2012.

Idrizi, në janar 2013 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore,ndërsa nga shtatori i 2015 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Idrizi ishte edhe kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pozitë në të cilën u zgjodh gjatë vitit 2016. Po ashtu ai së fundi ishte edhe kryetar i komisionit përzgjedhës të noterëve të rinj.//gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë