Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se në bisedimet me Iranin është arritur një zgjerim i qëndrimit për çështjen bërthamore, duke theksuar se Teherani ka pranuar jo vetëm të mos zhvillojë armë bërthamore, por as të mos e sigurojë atë përmes blerjeve apo mënyrave të tjera, transmeton Gazeta Metro
Sipas Trump, ky është një ndryshim i rëndësishëm në krahasim me formulimet fillestare të diskutimeve, të cilat sipas tij kufizoheshin vetëm në mosndërtimin e një arme bërthamore.
“Do të preferoja të arrija një marrëveshje, sepse mund ta hapim Ngushticën menjëherë pas nënshkrimit. E vetmja garanci që duhet të kem është se nuk do të ketë armë bërthamore. Ata kanë rënë dakord për këtë dhe ishte shumë interesante”, ka thënë Trump.
Sipas tij, fillimisht diskutimi kishte të bënte vetëm me ndalimin e zhvillimit të armës, por më pas është zgjeruar në një qëndrim më të ashpër ndaj çdo forme të sigurimit të saj.
“Unë thashë, çfarë ndodh nëse blini një armë bërthamore? Pra, tani thuhet se nuk do të zhvillojmë ose në asnjë mënyrë nuk do të blejmë një armë ushtarake. Ky është një ndryshim i madh”, është shprehur ai, duke theksuar se negociatat po ecin ngadalë, por pa ngut./gazetametro.net
🚨 JUST IN: President Trump reveals IRAN HAS AGREED to NO NUCLEAR WEAPONS
The terms: “We will not develop or in any way purchase a nuclear weapon.”
“WE’RE GETTING WHAT WE WANT.”
“I’m in NO HURRY…gasoline prices will tumble down, but if I’m in a hurry, I won’t make a good… pic.twitter.com/6OKCRahEjn
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) May 31, 2026