Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami sonte shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë kundër Milan në minutën e 92’të, transmeton Gazeta Metro.
Goli i shënuar nga Bajrami u mendua se do të ishte vendimtar për skuadrën e Empolit për të arritur një pikë ndaj kampionëve në fuqi të Italisë pasi barazoi rezultatin në 1-1.
EMPOLI FC 1-1 AC MILAN
âš½ 90+2′ Nedim Bajrami (#Empoli)pic.twitter.com/TTKQ4qyUme— All goals replay (@goalsreplayg) October 1, 2022
Por, pa e shijuar mirë gëzimin e golit dy gola të shpejtë për të siguruar fitoren e pestë këtë sezon në Serie A për skuadrën e Stefano Piolit i shënuan, Fode Ballo-Toure dhe Rafael Leao.
Milan me këto tre pikë të reja arrin në kuotën e 17 pikëve dhe gjendet në pozitën e tretë në tabelë. Ndërkaq, Empoli mbetet në vendin e 14’të me shtatë pikë të grumbulluara. /gazetametro.net
Minutat e fundit dhuruan spektakël, Milan fiton me vështirësi ndaj Empolit