Loading…

Në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni votojnë edhe të burgosurit

  • 20/04/2019 | 20:38

Në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni votojnë edhe të burgosurit

Të mbyllur në qeli, por me shpresë për një të ardhme të ndritur, sot votuan të burgosurit në burgun e “Idrizovës” të Maqedonisë së Veriut, transemton Gazeta Metro.


Ata mbajnë radhën në mensën e burgut, e cila sot u shndërrua në vendvotim. Me kartelat e identifikimit të Shtëpisë Ndëshkuese-Korrektuese, të burgosurit shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar në Zgjedhjet Presidenciale, shkruan Alsat M.

Ata u shprehen optimistë se kreu i ardhshëm i shtetit, do t’i ketë parasysh edhe nevojat dhe kërkesat e tyre.

Zgjedhjet do të mbahen nesër, ndërsa për President garon edhe shqiptari Blerim Reka. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë