Loading…

Në zgjedhje pa reformë, priten manipulime

  • 27/05/2017 | 08:19

Në zgjedhje pa reformë, priten manipulime

Hyrja në zgjedhje pa një reformë zgjedhore sipas njohësve të Kushtetutës pritet të krijojë vakum për manipulime, sepse, siç cekin ata, vetë ligji krijon mundësi për manipulim.


Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit do të mbahen me legjislacionin aktual zgjedhor, shkruan sot, gazeta Zeri.

Kjo sepse formimi i një reforme zgjedhore ka dështuar disa herë radhazi, madje kjo reformë ka dështuar edhe pasi që një gjë të tillë e kishte premtuar vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Dështimin e kësaj reforme e bartin mbi supe subjektet politike, të cilat sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile e analistëve me vetëdëshirë e kanë shmangur themelimin e një reforme të tillë.

Për shkak se, siç thonë ata, hapësira për keqinterpretimeve gjatë zgjedhjeve në mungesën e një reforme është e madhe. Kështu mendojnë edhe politologët në vend, duke i vlerësuar paritë në vend si lideraliste e duke qenë të tilla, sipas tyre, ato i përcaktojnë listat e deputetëve varësisht prej dëgjueshmërisë e lojalitetit ndaj liderit.

Në anën tjetër, hyrja në zgjedhje pa një reformë zgjedhore sipas njohësve të Kushtetutës pritet të krijojë vakum për manipulime, sepse, siç cekin ata, vetë ligji krijon mundësi për manipulim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë