Loading…

Në Washington ish-presidenti Thaçi senatorin Bob Dole e pati nderuar me dhuratë

  • 05/12/2021 | 20:17

Në Washington ish-presidenti Thaçi senatorin Bob Dole e pati nderuar me dhuratë

Ndërsa sot ai gjendet në Hagë, gjatë një vizite që kishte bërë në fillimvitin e 2017-ës në Shtëpinë e Bardhë në Washington, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mesin e politikanëve të lartë amerikanë, e kishte takuar edhe senatorin Bob Dole.


Në fokus të bisedës, mes Thaçit dhe Dole, ishin nevoja që SHBA-ja të vazhdojë të luante rol udhëheqës në të gjitha proceset e rëndësishme të Kosovës dhe rajon.

Siç dhe shihet në një fotografi, ish-presidenti Thaçi i kishte bërë edhe një dhuratë senatorit Bob Dole, një kornizë me hartën e Kosovës në të, e punuar me gurë të çmuar.

Senatori amerikan Dob Dole, vdiq sot në moshën 98 vjeçare.

 

Vizita e Senatorit Dole në Prishtinë që ndryshoi fatin e Kosovës, dhe mesazhi i fortë që ia përcolli Serbisë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë