Loading…

Në Vushtrri shpërndahen fletëvotime të fotokopjuara dhe të plotësuara (Foto)

  • 11/06/2017 | 10:25

Në Vushtrri shpërndahen fletëvotime të fotokopjuara dhe të plotësuara (Foto)

Organizatat Jo-Qeveritare, IKD, INPO dhe GLPS njoftojnë se në Komunën e Vushtrrisë, në oborrin e shkollës fillore “Mihaliq” është bërë shpërndarja e fletëvotimeve jo valide.


Sipas këtyre organizatave, në fshatin Mihaliq janë shpërndarë fletëvotime të fotokopjuara dhe të plotësuara me kandidatë të caktuar të subjekteve të caktuara politike.

Lidhur me këtë veprim, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët ishin përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve në shkollën e lartcekur, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.

Megjithatë pas 30 minutash, prokurori i shtetit ka urdhëruar Policinë e Kosovës të dalë në vend të ngjarjes për t’i larguar fletëvotimet e fotokopjuara, dhe për të marrë më shumë detaje rreth rastit në fjalë.

IKD, INPO dhe GLPS  me përkrahje të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke monitoruar aktivitet e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në ditën e votimit më 11 qershor 2017.

IKD, GLPS dhe INPO ka akredituar 65 monitorues mobil, të cilët do të jenë në lëvizje të vazhdueshme në 38 komunat e Republikës së Kosovës për të raportuar për performancën e institucioneve të drejtësisë për të gjitha rastet eventuale ku mund të rrezikohet kryerja e veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë