Loading…

Në vitin 2016 më pak familje me ndihmë sociale

  • 13/01/2017 | 08:24

Në vitin 2016 më pak familje me ndihmë sociale

Numri i familjeve që Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) ka mbështetur me ndihma sociale është zvogëluar për 433 familje në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015.


Mesatarisht për një muaj në vitin 2016 me ndihmë sociale janë mbështetur 26 mijë e 264 familje, ndërkohë që në vitin 2015 janë mbështetur 26 mijë e 697 familje, shkruan Koha Ditore.

Sipas të dhënave të Ministrisë, në mungesë të plotësimit të kritereve, kërkesa për ndihmë në vitin 2016 iu është refuzuar 11 mijë e 759 familjeve.

Shuma e mjeteve që janë ndarë për ndihma sociale në vitin 2015 ka qenë 25 milionë e 285 mijë e 403 euro, ndërkohë që në vitin 2016 kjo shumë ka qenë 28 milionë e 787 mijë e 275 euro.

Kjo rritje e buxhetit ka ndodhur për shkak se në fund të vitit 2015, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për rritje të asistencës sociale nga 75 euro, sa kishte qenë deri atëherë, në 95 euro.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë