Loading…

Në vikend luhet xhiroja e 11’të në Superligën e Kosovës, kryendeshja Ballkani – Prishtina

  • 22/10/2021 | 10:02

Në vikend luhet xhiroja e 11’të në Superligën e Kosovës, kryendeshja Ballkani – Prishtina

Këtë vikend do të luhen duelet e radhës në elitën e futbollit kosovar.

Të shtunën dhe të dielën do të luhen pesë duele në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan lajmi.net.

Do të jetë një xhiro e mbushur me super ndeshje, ku fillimisht të shtunën luhen tri duele interesante.

Llapi e pret Dritën në një takim tejet interesant, Gjilani ballafaqohet me Feronikelin, ndërsa Malisheva është nikoqire e Ulpianës.

Të dielen luhen dy përballjet tjera Drenica-Dukagjinit dhe derbi i xhiros luhet në Suharekë mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 11-të do të luhen nga ora 13:00.

Pas 10 ndeshjeve të luajtura Ballkani prin në tabel me 18 pikë, Drenica dhe Gjilani zënë pozitat dy dhe tre me nga 17 pikë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë