Në ditën kur Gjykata franceze kishte vendosur ta lironte me kusht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, persona të panjohur kanë shkruar në makinën e mediumit serb ‘Informer’ mesazhe në përkrahje të lirimit të tij.
Vet mediumi në fjalë ka raportuar për, siç e kanë quajtuar ata, ‘provokim të rëndë’.
Përveç përkrahjes për lirimin e Haradinajt, në makinë shkruhej edhe emri i presidentit Thaçi. Në fotografinë e publikuar nga mediumi serb, shihen mesazhet ‘Liri për Haradinajn’ dhe ‘Hashim Thaçi’.
Gjithashtu, mediumi në fjalë bën të ditur se për këtë gjest ka informuar edhe organet e rendit, për siç thonë ata, ‘hetimin e këtij provokimi të qartë e skandaloz dhe për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë’. /gazetametro.net