I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit edhe prijës i listës zgjedhore të kësaj partie, ka arritur të marrë rreth 130 deri në 140 mijë vota.
Këtë e ka thënë Glauk Konjufca në një intervistë në RTV 21, duke shtuar se Vetëvendosje i ka marrë rreth 190 mijë vota. Ai këtë e ka thënë kur është pyetur nëse është i vërtetë lajmi se Kurti ka marrë 180 mijë vota.
Sipas tij, kushdo që e ka thënë këtë, kjo nuk është e saktë. Sipas tij, Kurti sipas rezultateve të përafërta që ata i kanë në parti, Kurti ka marrë rreth 130 deri në 140 mijë vota. Ky numër i votave, Konjufca ka thënë se Kurtin me shumë gjasë e bën personin më të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit. /gazetametro.net