Loading…

Në veri të Mitrovicës, një rrugë do të mbajë emrin e Oliver Ivanovic’it

  • 29/08/2018 | 17:29

Në veri të Mitrovicës, një rrugë do të mbajë emrin e Oliver Ivanovic’it

Një rrugë në veriun e Mitrovicës do të emërohet me emrin e politikanit serb që u vra muaj më parë, Oliver Ivanovic.


Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Asamblesë së Komunës Veriore të Mitrovicës.

Rruga ‘Nemanjina’ do të riemërohet me emrin e Oliver Ivanovicit, transmeton express.

Kjo nismë është përkrahur në Lista Serbe. Ndryshe Oliver Ivanovic ishte vrarë me 16 janar të këtij viti, në afërsi të zyrës së partisë së tij në veriun e Mitrovicës. Ndërkohë ende nuk dihen autorët e vrasjes edhe sot e kësaj dite.

Autoritetet kosovare dhe ato serbe vazhdimisht kanë deklaruar se janë duke punuar në mbledhjen e provave për rastin e vrasjes së politikanit serb.

Ndërkohë gjatë një konference për shtyp muaj më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati deklaruar se zbulimi i autorit të vrasjes së Ivanovicit do të shkaktojë kokëçarje në Prishtinë dhe Beograd.

Ndryshe Oliver Ivanovic ka qenë i akuzuar nga drejtësia kosovare për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë