Loading…

Në veri të Mitrovicës janë 518 persona që marrin paga nga Rusia (Video)

  • 20/12/2016 | 21:49

Në veri të Mitrovicës janë 518 persona që marrin paga nga Rusia (Video)

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, gazetari dhe historiani Valon Syla, ka folur për ndikimin e Rusisë në Ballkan dhe rrjedhimisht edhe në Kosovë.


Ai ka thënë se rritja e ndikimit të Rusisë në shumë vende të botës ka reflektuar edhe në Ballkan, dhe padyshim se edhe në Kosovë.

Syla ka treguar se Rusia influencën e saj në Kosovë e shfaq me anë të njerëzve, të cilët gjenden në Veri të Mitrovicës dhe siç ka thënë ai, paguhen nga Qeveria ruse.

Gazetari ka thënë se në Veri të Mitrovicës janë të punësuar 518 persona nga Rusia, për të pasur ndikim në Kosovë.

Ai në “Komiteti” ka shtuar se  muri që u ndërtua në veri të Mitrovicës është njëri nga produktet e influencës ruse në vendin tonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë