Loading…

Në vendin ku u masakruan 19 shqiptarë, bëhet thirrje për bashkëjetesë

  • 29/03/2017 | 14:46

Në vendin ku u masakruan 19 shqiptarë, bëhet thirrje për bashkëjetesë

Lufta e vitit 1999 në Kosovë ishte shumë e dhimbshme për lagjen Imeraj nga Padalishta e Istogut. Aty, më 26 mars të atij viti, u masakruan 19 shqiptarë – prej 2 deri në 76 vjeç.


Në këtë lagje sot është mbajtur një protestë nga banorët shqiptarë, me qëllimin që t’i pengojnë banorët lokalë serbë të shkojnë në mitingun e organizuar në Leposaviq në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Rreth 25 banorë kishin zgjedhë ta bllokonin rrugën pikërisht te varrezat e lagjes Imeraj, aty ku pushojnë trupat e të masakruave.

Protesta nuk kishte qëllime urrejtjeje ndaj tyre, por kërkonte nga serbët që ata të mos bien pre e nacionalizmit të rremë të zyrtarëve të Beogradit.

Ata mbanin në duar pankarta me mesazhe bashkëjetese.

“Vuçiq na lër të qetë”, “Ta ndërtojmë Kosovën së bashku”, “Ju i përkisni këtij vendi e jo Vuçiqi”, ishin disa nga pankartat e protestuesve.

Bllokimi i rrugës zgjati mbi 2 orë dhe gjithçka shkoi mirë, shkruan Insajderi.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme gjatë protestës, e cila ka kaluar pa problem, me ç’rast edhe rruga është liruar për qarkullim rreth orës 10:40”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë