Loading…

Në vend të murit edhe shteg të biçikletave

  • 06/02/2017 | 16:45

Në vend të murit edhe shteg të biçikletave

 

Kanë dalë detaje tjera sa i përket asaj se çfarë do të ndërtohet në vendin ku ishte muri në Mitrovicë. Këto detaje janë dhënë nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala, i cili tha sot se do të ketë edhe shteg të biçikletave.


Të gjitha punimet që do të zhvillohen sipas Shalës, do të mbikëqyren nga Qeveria e Kosovës.

“Do të jenë me të njëjtat kritere siç janë sheshet në mbarë botën. Në vendin ku ka qenë muri do të ketë vetëm stazë të sigurisë dhe stazë të biçikletave. Ne si ministri do t’i mbikëqyrim situatën. Plani është i dizajnuar deri në detaje se ashtu ka qenë marrëveshja”, citohet të ketë thënë Shala.

Shala tha se projekti është hartuar dhe miratuar edhe në Kuvendin komunal të Mitrovicës dhe punimet nuk do të ndërpriten më./gazetametro.net  

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë