Qytetarët e disa pjesëve të Stambollit, qytetit më të madhe në Turqi, kanë përplasur tenxheret dhe kusitë nëpër dritaret e shtëpive të veta, derisa presidenti Recep Tayyip Erdogan shpallte fitoren në referendumin e djeshëm mbi ndryshimet kushtetuese.
Siç pretendon Reuters, kjo është formë tradicionale e protestës.
Pakënaqësi kanë shprehur së paku katër lagje të Stambollit, lajmëron agjencia britanike, duke u thirrur në dëshmitarë okularë, përcjell gazetametro.net.
Në rrjetet sociale, janë publikuar fotografitë dhe video incizimet në të cilat shihet se si në pjesët e caktuara të qytetit janë mbledhur grupe të vogla të demonstruesve.
Në referendum i cili u mbajt në Turqi, për ndryshimet kushtetuese, me të cilat zgjerohen kompetencat e presidentit Erdogan, kanë votuar 51,3 për qind të votuesve.
Në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, 51.,3 për qind ishin për ndryshime, derisa 48,3 për qind kanë votuar kundër, ka lajmëruar agjencia Anadolya.
Megjithatë, tri qytete më të mëdha, Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri kanë votuar kundër, përmend Reuters.
Në Sarajevë kanë festuar
Qytetarët e Turqisë me vendbanim në Sarajevë kanë dalë mbrëmë në rrugët e qytetit për të festuar për rezultatet e referendumit në Turqi.
Shtetasit turk në BH me flamuj të vendit të tyre amë kanë festuar rezultatet e referendumit, ka transmetuar Klix.ba.
Janë mbledhur dhe me vozitje nëpër qytet, duke i rënë borive të veturave kanë festuar rezultatet e referendumit në Turqi, me të cilat janë zgjeruar kompetencat e presidentit të shtetit.
Pas defilimit nëpër qytet me vetura, e kanë vazhduar festën në Bashqarshinë e vjetër./gazetametro.net