Loading…

Në tavolinë me birra për Bajram: Ramush Haradinaj me Gashin

  • 01/09/2017 | 19:54

Në tavolinë me birra për Bajram: Ramush Haradinaj me Gashin

Rreth një tavoline me ushqime tradicionale, e ku nuk ka munguar as alkooli, është parë kandidati për kryeministër nga PAN, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në ditën kur myslimanët festojnë ditën e Kurban Bajramit.


Fotografinë e ka postuar sot ish-ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, ish anëtar i LDK-së të cilin kreu i kësaj partie e ka cilësuar si sekser që po punon për t’ia bërë votat PAN-it që të formojë institucionet. Gashi është mik i familjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe me gjasë bija e tij Teuta Rugova tashmë ka vendosur që të votojë për PAN-in.

Haradinaj ishte parë me alkool në dorë edhe në kohën kur në opozitë po kundërshtonte marrëveshjen për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi. Në Kuvendin e Kosovës, derisa mbante në dorë një shishe, thoshte se ajo mbante çaj.

Fotografia e Gashit, në një rreth familjar të tij, nuk ka mbetur pa u komentuar për prezencën e birrave as nga përdoruesit e Fcebookut, që i kanë komentuar ato.

Në anën tjetër, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë ndër të parët që ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për t’i uruar për festën e Bajramit të Vogël. Haradinaj tha aty se festat u japin besim se bashkë do të ecin përpara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë