Loading…

Në takim mbesin vetëm liderët, radha për vendime të mëdha

  • 04/02/2018 | 22:33

Në takim mbesin vetëm liderët, radha për vendime të mëdha

Takimi i zyrtarëve të lartë shtetërorë po bëhet edhe më serioz, pasi nga takimi joformal janë larguar ministrat e aty kanë mbetur vetëm liderët.


Metro mëson nga burime brenda takimit se nga rezidenca e Pacollit kanë dalë ministrat e të gjitha partive, shkruan gazetametro.net.

Por, akoma në tryezë po qëndron presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj e zëvendëskryeministri Behgjet Pacollit.

Gazeta Metro mëson se në takim iu është bashkëngjitur edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili doli pak më herët për, siç u raportua, disa arsye personale.

Ndërkaq, në këtë takim të liderëve nuk është prezent partneri tjetër i koalicionit qeveritar, Fatmir Limaj. Ai nuk erdhi fare në takim, madje as atë me gjithë kabinetin.

Siç u raportuar më herët, në këtë takim janë diskutuar edhe tema të mëdha, e si duket tani ka ardhur kohë të merren vendime./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë