Loading…

Parlamenti Europian kërkon hetim të pavarur për Deharin

  • 24/11/2016 | 14:38

Parlamenti Europian kërkon hetim të pavarur për Deharin

Në selinë e Parlamentit Europian në Strasburg, gjatë mbledhjes së II-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, e cila po mbahet në Strasburg, Komisioni i përbashket KPSA (Komisioni parlamentar për Stabilizim Ascocim) në kuadër të rekomandimeve votoi unanimisht amandementin për rastin e aktivistit politik Astrit Dehari, përmes së cilit kërkohet hetim i pavarur i këtij rasti.

levizja-vetevendosje

Në amandamentin e 22-të parlamenti u ka shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve dhe shoqeve të aktivistit të ri politik, z. Astrit Dehari, i cili vdiq në paraburgim nën rrethana të dyshimta dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të hetojnë tërësisht të gjitha rrethanat e vdekjes së tij, duke përfshirë çfarëdo pretendimi të përdorimit të tepruar të forcës nga cilido zyrtar i zbatimit të ligjit, si dhe përgjegjësinë e mundshme të institucioneve shtetërore. Aty poashtu u theksua se nëse ndonjë vepër e gabuar ka ndodhur, është dashur të ndiqej dhe të dënohej rëndë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë