Loading…

Në shtëpinë e Pacollit liderët pajtohen që ta kalojnë Demarkacionin

  • 04/02/2018 | 20:25

Në shtëpinë e Pacollit liderët pajtohen që ta kalojnë Demarkacionin

Takimi i thirrur nga Behgjet Pacolli në shtëpinë e tij në Hajvali, po rezulton të jetë i suksesshëm.


Gazeta Blic nga burime brenda takimit, ku pos kryeministrit Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, po merrë pjesë edhe presidentit Thaci, është arritur pajtueshmëri për miratimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas këtyre burimeve, ka një pajtueshmëri ndërmjet liderëve në këtë takim, por me një kusht të vetëm.
“Ka pajtueshmëri për kalimin e demarkacionit, po me kushtin që nëse ka gabime, të korrigjohen. Edhe Mali i Zi është pajtuar me këtë kusht”, thonë këto burime brenda takimit.

Para pak castesh, Gazeta Blic raportoi se pritet që të martën pas takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviq, të gjindet një zgjidhje për demarkacionin.

“Pritet që nga ky takim të gjindet një zgjidhje për demarkacionin. Sipas të gjitha gjasave, kryeministri i Malit të Zi, do të pajtohet që ta potencoj mundësinë e korrigjimit, nëse konstatohen gabime në shënjimin e kufirit ndërmjet dy vendeve”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Gjithnjë sipas këtij burimi, ky zotim i kryeministrit të Malit të Zi për demarkacionin, do ta zgjidhë përfundimisht këtë cështje, dhe deputetëve kosovarë do t’ua bëjë më të lehtë që të vendosin për këtë marrëveshje.

Gjatë ditës së sotme, edhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të jetë mundësi që të arrihet shansi për një zgjidhje të shpejtë e cila do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.

“Çka do që të ndodh, mendoj se gjërat janë relativisht të qarta:? Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është një prej kushteve më të rëndësishme për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës, natyrisht, përveç luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Sholtes për të përditshmen malazeze “Pobjeda”.

Ai ka folur për mundësi të reja për zgjidhjen e kësaj cështjeje.

“Mund të arrihet edhe ndonjë zgjidhje tjetër që do të mund të çonte në zhbllokim në Parlamentin e Kosovës, ndonjë formulë e dytë apo e tretë përmes së cilës do të zgjidhej çështja e demarkacionit të kufirit. Por, për këtë mund të flasim pas takimit mes dy kryeministrave”, shtoi Sholtes.

Ndërkohë, edhe marëveshja e arritur në vitin 2015 për shënjimin e kufirit ndërmjet dy vendeve, gjegjësisht pika e 7 e kësaj marrëveshje parashikon korrigjime të demarkimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë