Loading…

Në rinumërim shkojnë 530 vendvotime

  • 17/10/2019 | 14:21

Në rinumërim shkojnë 530 vendvotime

Qendra për Numërim dhe Rezultate ka kërkuar për të rinumëruar disa vendvotime, shkruan Gazeta Metro.


Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur të rinumërohen gjithsej edhe 530 vendvotime. KQZ fillimisht kishte vendosur të rinumërohen 314 vendvotimeve, tash sipas tyre, janë edhe 530 vendvotime të kësaj natyre, që duhet të rinumërohen.

Komisioni Qendror Zgjedhor, në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se numërimi i votave me kusht pritet të fillojë ditëve të ardhshme.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka thënë se janë 149 vendvotime por shënimi është jo i saktë i subjekteve.

Janë 24 vendovotime me probleme teknike të cilat nuk mund të procesohen në bazën e të dhënave, raporton KTV.

81 vendvotime ku subjekti nuk ka vota ndërsa kandidatët kanë vota.

89 vendvotime ku kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe 187 ku kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë në ora 16.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ftuar edhe Prokurorinë e Policinë, nëse e shohin të arsyeshme që të jenë prezente gjatë rinumërimit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë