Në Klinikën e Urologjisë në QKUK, për herë të parë janë bërë intervenime urologjike me laparaskop, transmeton Gazeta Metro.
QKUK ka njoftuar se në Klinikën e Urologjisë janë bërë intervenime urologjike, me ndihmën e urologut të mirënjohur nga Shkupi, Skënder Saidit.
Mjekët kosovarë në bashkëpunim me mjekun Saidi, kanë operuar dy pacientë të cilët kishin cistë në veshkë.
“Pacientët, që vuajnë nga këto probleme, tash, do të trajtohen me aparaturën e laparaskopit, derisa në programet operative, pas një kohe të shkurtër, për trajtim me metoda bashkëkohore, do të futen edhe patologjitë tjera”, thuhet në njoftimin e QKUK’së.
Më poshtë njoftimi i tyre i plotë. /gazetametro.net