Loading…

Në QKUK, kryhet për herë të parë një procedurë e re

  • 21/05/2017 | 16:18

Në QKUK, kryhet për herë të parë një procedurë e re

Në Diagnostikën e radiologjisë intervente, degë e Klinikës së Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është kryer një procedurë e re, që më parë nuk ishte realizuar tek ne.


Bëhet fjalë për procedurën e vizualizimit të enëve venoze të gjymtyrëve të poshtëm tek pacienti mashkull 32 vjeçar, e cila njihet si venografi me tomografi të kompjuterizuar(CT) të cilën e ka kryer ekipi që udhëhiqet nga dr. Bujar Gjikolli.

Sipas njoftimit të QKUK-së, ekipi mjekësor  përbëhej nga Dr. Bujar Gjikolli,  bashkë me Dr. Edona Sopaj, teknik Ismet Asllani  dhe tekniken Fatime Sadiku,  arriti të ndihmoj në diagnostikimin e saktë të gjendjes së venave tek pacienti që vuante nga problemet me venat e këmbës së djathtë dhe parandaluan nevojën për shpenzime të larta të diagnostikimit jashtë vendit.

Në botën moderne  para shumë vjetëve  është ndërprerë praktikimi  i metodës klasike të vizualizimit të venave të gjymtyrëve e cila njihej si  flebografia dhe tani diagnostikimi i venave po realizohet me tomografi të kompjuterizuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë