259.53 kilometra rrugë janë shtruar për tre vite në kryeqytet, shkruan Gazeta Metro.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës , Adonis Tahiri, ka deklaruar për 3 vite qeverisje nga Vetëvendosje janë shtruar 259.53 kilometra rrugë.
”259.53 kilometra rrugë për 3 vite – Me buxhetin e vogël për infrastrukturë rrugore brenda Drejtorisë së Investimeve Kapitale, por që menaxhohet mirë dhe orientohet në nevojat e qytetarëve”, shkruan Tahiri në Facebook.
Ai gjithashtu shkroi se asnjë cent nuk ka qenë investim nga Qeveria, prejse Vetëvendosje e udhëheq kryeqytetin.
”Pa asnjë cent investim nga qeveria, prejse VETËVENDOSJE! udhëheq me kryeqytetin”, shkroi Durmishi.
Ndryshe, Hysen Durmishi kohët e fundit u kritikua për deklaratat e tij ndaj gazetarëve, kjo pasi ai i quajti mediat  “media te pushtetit“../Gazetametro.netÂ