Loading…

Në Prishtinë fillon samiti i komisioneve të jashtme të parlamenteve të Evropës

  • 20/02/2017 | 08:32

Në Prishtinë fillon samiti i komisioneve të jashtme të parlamenteve të Evropës

Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot dhe nesër në Prishtinë mbahet Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës


Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të parlamenteve të shteteve të ndryshme evropiane, drejtues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe institucioneve vendore.

Panelistët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për perspektivat e zgjerimit të BE-së, përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimeve në organizatat ndërkombëtare, për krizën e emigracionit, si dhe për luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon.

Gjithashtu në fund, pritet të nxirren konkluzionet dhe një deklaratë e përbashkët. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë