Loading…

Në prag të verdiktit në Hagë, Oda e Mjekëve vendos flamurin ‘Liria Ka Emër’

  • 10/09/2026 | 11:51

Në prag të verdiktit në Hagë, Oda e Mjekëve vendos flamurin ‘Liria Ka Emër’

Në selinë e Odës së Mjekëve të Kosovës është vendosur një flamur i madh me mbishkrimin “Liria Ka Emër”, në shenjë përkrahjeje dhe respekti ndaj çlirimtarëve të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Vendosja e tij vjen në ditët para verdiktit përfundimtar në Hagë, të cilin Oda thotë se po e pret me shpresë dhe besim në drejtësi.

Përmes një njoftimi, Oda ka theksuar rëndësinë e kujtesës për sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e vendit, duke shprehur njëkohësisht mbështetje për çlirimtarët.

“Në këtë moment të rëndësishëm, mesazhi ‘Liria Ka Emër’ përçon një thirrje të qartë për të mos harruar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët. Me respekt dhe dinjitet, vazhdojmë të besojmë se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë