Policia në Pejë njofton për arrestimin e një zyrtari në Pejë, për shkak të konsumimit të veprës penale të korrupsionit
Në raportin e sotshëm Policia e Kosovës bën të ditur se dje zyrtarët e Departamenti Special Antikorrupsion, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Renda, për konsumim të Veprës së Korrupsionit, gjegjësisht veprës:
‘Mashtrim’ dhe ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’.
I dyshuari, mashkull K-shqiptar (avokat), dyshohet se ka pranuar ryshfet nga një person. I njëjti është arrestuar dhe mjetet financiare janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /gazetametro.net.