Rezultatet e para të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, pritet të dalin rreth orës 21:00.
Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke shtuar se në votime kanë marr pjesë 21,318 votues ose 40.55 përqind.
Në këto zgjedhje del se pjesëmarrja ka qenë më e ulët se sa në ato parapraket, të vitit 2013, ku kishin marr pjesë 24.362 votues, apo 48.66%.
Në këtë komunë, të drejtë vote kanë 52, 569 qytetarë. /gazetametro.net