Loading…

Ne nuk shitemi, Qeverisë i dhamë përgjigjen e duhur

  • 10/05/2017 | 23:31

Ne nuk shitemi, Qeverisë i dhamë përgjigjen e duhur

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur, kritikuar, këshilluar përballë siç ai u shpreh “fortunave dhe stuhive të ndryshme gjatë këtij mandati 3 vjeçar”.


 

Kelmendi tha se së bashku me qytetarë kundërshtuan Associacionin dhe Demarkacionin, si dhe çdo marrëveshje tjetër të dëmshme.

Ai shtoi se rrëzimi i qeverisë ishte edhe përgjigja që kjo e fundit e meritonte, shkruan gazetametro.net

Shkrimi i plotë i Kelmendit:

Të dashur qytetarë,

Iu falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen që ma keni dhënë gjatë tërë këtij mandati. Këshillat, kritikat dhe mbështetja e juaj, më bënë më të fortë dhe më të qëndrueshëm përballë fortunave dhe stuhive të ndryshme.

Së bashku punuam dhe mbrojtëm interesin e popullit dhe shtetit tonë. Nuk pranuam ta falim tokën e Kosovës, kundërshtuam “Asociacionin” dhe çdo marrëveshje të dëmshme.

Kundërshtuam rritjen e privilegjeve për deputetë dhe ministra, dënuam krimin e organizuar dhe korrupsionin, dënuam shkatërrimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor, dënuam degradimin ekonomik dhe kulturor, mbrojtëm vlerat e luftës dhe dëshmorëve tonë. Ne sot ia kemi dhënë përgjigjen e duhur kësaj qeverie e cila më shumë punoj për interesa personale se sa për interesin e popullit dhe shtetit.

Ne nuk humbim, ne nuk dorëzohemi, ne nuk frikësohemi, ne nuk shantazhohemi, ne nuk shitemi.

Së bashku për popullin dhe shtetin tonë.

E duam Kosovën, e duam popullin tonë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë