Loading…

Në Mitrovicë debatohet për rrënimin e muzeut

  • 25/01/2017 | 11:37

Në Mitrovicë debatohet për rrënimin e muzeut

Debati ka për qëllim të nxis diskutim të hapur me qytetarët rreth inicimit të procedurës për ri-destinimin e objektit të Muzeut të Qytetit”.


Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës u mbajt debati publik dedikuar ri-destinimit të objektit të Muzeut të Qytetit, i organizuar nga organizata 7 Arte, në kuadër të projektit “Zhvillimi i politikave kulturore në Komunën e Mitrovicës”. Ky projekt synon të rrisë rolin e të rinjve dhe qytetarëve në proceset vendimmarrëse drejt përpilimit të politikave të reja publike për kulturë dhe turizëm me qëllim të një zhvillimi të qëndrueshëm të rajonit të Mitrovicës.

Përfaqësues të institucioneve të ndryshme si dhe përfaqësues nga shoqëria civile kanë debatuar rreth iniciativës për rrënimin e objektit të ish armatës Jugosllave, në të cilin ka disa vite që janë vendosur Muzeu i Qytetit, Shkolla e Muzikës “Tefta Tashko”, Shoqata “Zëri i Prindërve” etj.

Iniciativa në fjalë e cila sipas zyrtarëve të komunës së Mitrovicës, pritet të dal në diskutim publik është kundërshtuar nga shumica e pjesëmarrësve, disa nga të cilët paraqitën lidhjet e tyre shpirtërore si dhe argumente mbi historikun e këtij objekti, duke i’u referuar kohës kur objekti është shfrytëzuar për shumë aktivitete kulturore, deri sa të tjerët, në veçanti përfaqësuesit e institucioneve që e shfrytëzojnë këtë objekt thanë se: “objekti është i qëndrueshëm dhe se me një renovim jo aq të kushtueshëm mund të shfrytëzohet pa ndonjë problem”.
Pjesa dërmuese e të pranishmëve ishin unanim që objekti si objekt të ruhet, ani pse u diskutua për planet ekzistuese për ndërtimin e një objekti të ri për muzeun, si dhe alternativa për ndërtimin e shkollës së muzikës.

“Objekti nuk mund të konsiderohet i vjetër, por as i ri. Qytetari është vlerësuesi më i mirë, sepse objekti i muzeut është objekt i qytetarëve”, deklaroi Hajrullah Mustafa – drejtor i muzeut të qytetit.

Fidan Ademi, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, mbështeti inicimin e rrënimit të objektit të armatës duke kërkuar nga qytetarët dhe shoqëria aktive të mendojnë në mënyrë strategjike në dobi të qytetit.

Nga ana tjetër, Valdete Idrizi nga Platforma CIVIKOS kërkoi nga institucionet që të ruhet objekti në fjalë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë