Organizata e njohur skoceze, ‘Saltire Society’ ka listuar gratë më të suksesshme të Skocisë, ku në mesin e tyre edhe një shqiptare.
Gruaja që ka listuar kjo organizatë në “Gratë e shquara skoceze” është Remzije Sherifi nga Gjilani i Kosovës. Sherifi ka shkuar në Skoci në vitin 1999 kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni.
Përveç Remzije Sherifit janë edhe këngëtarja Horse McDonald, eksploruese e Arktikut, baronesha dhe profesoresha e forenzikës, Sue Black, kritikja e teatrit, Joyce McMillan, dhe këngëtarja Myrtle Simpson.
Deri në vitin 1992, kur u përjashtua nga puna, Sherifja ka punuar si gazetare dhe producente në radio. Në Skoci ajo ka treguar sukses duke e udhëhequr shoqatën ‘Maryhill Integration Network’ që merret me zbatimin e programeve që kanë të bëjnë me shëndetin, arsimin, artin dhe vallëzimin e që kanë për qëllim afrimin e komuniteteve. /gazetametro.net