Loading…

Në mbledhjen e fundit për këtë vit Kuvendi Komunal i Ferizaj miratoi dy rregullore

  • 30/12/2019 | 16:55

Në mbledhjen e fundit për këtë vit Kuvendi Komunal i Ferizaj miratoi dy rregullore

Rregullorja për Transparencë dhe Rregullorja e Taksës, Tarifave, Ngarkesave dhe Gjobave Komunale janë dy rregullore të cilat u miratuan sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Ferizajt, shkruan Gazeta Metro

Këtë të hënë është mbajtur mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Ferizajt për këtë vit kalandarik, ku përveç diskutimeve tjera u miratuan edhe dy rregullore të punës.

Sipas Drejtores për Adminstratë të Përgjithshme Aurora Ramadanit, Rregullorja për Transparencë ka për qëllim që të forcojë transparencën e punën së organeve të komunale, Kryetarit të Komunës, Kuvendit Komunal si dhe drejtorive e instucioneve tjera komunale .

“Me këtë rregullore mëtohet që të arrihet forcimi i transparencës në punën e organeve të Komunës, Kryetarit të Komunës, Kuvendit të Komunës, organeve të Administratës, drejtorive komunale, institucioneve arsimore, shëndetësore, punës së ndërmarrjeve publike komunale si dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje në nivel lokal. Përmes kësaj rregullore, rregullohet pjesëmarrja e publikut në mbledhjet e Kuvendit të Komunës, dhe komiteteve të tij, dhe se ruan obligimin e komunës për njoftimet publike me arritjen e projekteve të komunës” tha Drejtorja Ramadani.

Po në këtë mbledhje është prezantuar edhe Rregullorja për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, propozim ky që mori aprovimin e të gjithë asamblistëve.

Gjithashtu u propozua edhe vendimi për ndryshimin e Statutit të KRU “Bifurkacioni” nga Ndërmarrje Publike Lokale në Ndërmarrje Publike Qendrore,

Me shumicë votash është aprovuar edhe Plani i Punës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt për vitin 2020./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë