Loading…

Në Malishevë shënohet rasti i parë i thumbimit të rriqrave për këtë vit

  • 27/02/2017 | 10:46

Në Malishevë shënohet rasti i parë i thumbimit të rriqrave për këtë vit

Gjatë kësaj fundjave, është shënuar rasti i parë i thumbimit nga rriqrat në Komunën e Malishevës, për këtë vit.


Kështu ka raportuar në drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.

“Gjatë fundjavës, është shënuar edhe rasti parë i thumbimit nga rriqrat, por është thjeshtë thumbim dhe nuk ka vend për shqetësim”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha, ka bërë të ditur se, si drejtori janë përgatitur dhe kanë marrë masat e nevojshme, brenda kompetencave, për fushatat si masa mbrojtëse ndaj etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Në tri vitet e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nuk janë regjistruar raste të vdekjeve nga EHKK, ndërsa në vitin 2016, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me EHKK.

Përndryshe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Raxhep Mazreku, u raportua për përgatitjet për fillimin e realizimit të projekteve, sipas listës së projekteve kapitale. Mirëpo për zhvillimin e procedurave të prokurimit, Komuna e Malishevës, është duke u përballur me probleme në sistemin e ri të prokurimit të publik.

Drejtori për buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi, gjatë raportimit të tij, i ka shfaqur dy probleme me të cilat është duke u përballur Malisheva, e para mosfunksionimi i mirë i sistemit elektronik të prokurimit publik (shqetësim ky i shfaqur edhe me fillimin e implementimit të këtij sistemi), si dhe mos alokimi i mjeteve nga të hyrat vetenake, nga thesari në qendër, që sipas drejtorit Krasniqi, “kjo është shumë shqetësuese”.

Drejtori për administratë, ka njoftuar se është shtuar në masë të madhe numri i qytetarëve të cilët kërkojnë certifikata, por shërbimet komunale janë të përgatitura dhe ju ofrohen shërbime të shpejta dhe pa probleme të gjithë qytetarëve.

Drejtori i Arsimit, ka paraqitur edhe njëherë problemin e mbajtjes së teksteve mësimore të vjetra, në hapësirat e shkollave, kryesisht në çatitë e shkollave, pasi kjo mund të paraqes rrezik permanent dhe rrjedhimisht rrezikohet siguria e nxënësve në shkolla, mirëpo me gjithë kërkesat e vazhdueshme, MASHT-i ende nuk ju ka dhënë një sqarim drejtorive, se si të veprojnë për largimin e tyre, pasi ato tekste janë të MASHT-it.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë komunale, u raportua për përgatitjet për shënimin e 5,6 dhe 7 Marsit ditët e “Epopesë së UÇK-së” si dhe Ditës së Mësuesit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë