Loading…

‘Në maje të hundës’: Vartësit e Putin po shqyrtojnë zëvendësimin e tij

  • 25/05/2022 | 13:05

‘Në maje të hundës’: Vartësit e Putin po shqyrtojnë zëvendësimin e tij

Rrethit të presidentit rus Vladimir Putin thuhet se po iu humb besimi në liderin e tyre dhe po diskutojnë mes vete se kush do të zëvendësojë në një raport nga media ruse Meduza, transmeton Gazeta Metro.


Ky grup tashmë ka përpiluar një listë të mundshme kandidatësh për të zëvendësuar Putin, ku përfshihet edhe ish presidenti Dmitry Medvedev, kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, dhe Sergei Kirienko, zëvendës shefi i stafit të Putin, ka raportuar portali rus-anglez Meduza, duke cituar disa burime të afërta me regjimin e Putin.

Së fundmi, Kirienko ishte në kontakt të vazhdueshëm me Putin rreth situatës në betejën për Donbas në Ukrainë dhe për ekonominë. Kirienko konsiderohet si anëtar i rrethit të ngushtë të presidentit rus.

“Nuk ka të bëjë kjo me komplot për rrëzimin e Putin tani” i ka thënë burimi Meduza’s.”Por ekziston një qëndrim, apo dëshirë, se në një të ardhme të afërt ai më nuk do të udhëheqë vendin”.

Në të njëjtën kohë burimet e Meduza thonë se të gjithë në qeveri e kuptojnë se Putin do të largohet nga pushteti vetëm nëse shëndeti i tij përkeqësohet.

Derisa po përflitet për zëvendësimin e Putin ka raporte të vazhdueshme por të pakonfirmuara se Putin vuan nga kanceri terminal dhe një varg sëmundjesh tjera serioze.

Një tjetër burim ka pretenduar se në tre muaj në luftën e Rusisë me Ukrainën, pakënaqësitë me Putinin po shtohen në elitën e pasur në vend, që janë goditur rëndë nga një varg i pesë pakove të sanksioneve dhe tash pritet e gjashta.

“Gati asnjë s’është i kënaqur me Putin” i ka thënë burimi portalit. ”Komuniteti i biznesit dhe shumë anëtarë të qeverisë nuk i gëzohen luftës që e nisi presidenti pa konsideruar shkallën e sanksioneve”.

Shpresa tani mbetet se kushdo që eventualisht trashëgon Putinin do të arrij tek një marrëveshje me Ukrainën dhe Perëndimin, “për të zhbërë gjithçka që ai bëri”.

Burimet e Meduza pretendojnë se që prej nisjes së luftës me Ukrainën me 24 shkurt, Putin ia doli “t’i kthejë të gjithë kundër vetes”, si ata që duan paqe dhe ata që duan të vazhdojnë me invadimin.

Burokratët “ca pesimistë” në Kremlin nuk e shohin një skenar realist në të cilin regjimi do përfundonte luftën duke ruajtur njëkohësisht prestigjin e Rusisë, shkruan Meduza.

Në ndërkohë, krahu i ashpër janë të pakënaqur me ritmin e ngadaltë të luftës dhe po shtyjnë për veprime më vendimtare.

“Ata besojnë se meqenëse jemi në luftë – nuk guxojmë të shfaqim dobësi” tha burimi. “Ne duhet të veprojmë më ashpër”.

Kjo mund edhe çojë deri tek një rekrutim i përgjithshëm dhe luftë “deri në fitore” – idealja “kapja e Kievit tha burimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë