Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit organizon konferencën ” Ditët e Arbitrazhit në Kosovë”, e cila do të mbahet në Hotel Sirius, Prishtinë, këtë mërkurën , më 22 Shkurt 2017
Aty do të bashkohen pjesëmarrësit nga e gjithë bota, veçanërisht arbitra, avokatë që përfaqësojnë palë në arbitrazh, juristë të brendshëm të kompanive, zyrtarë të shtetit dhe biznese që veprojnë në nivelin global.
Këtë vit konferenca do të fokusohet në temat në vijim:
– Arbitrazhin investitor-shtet: Perspektiva rajonale dhe ndërkombëtare
– Njohja dhe zbatueshmëria e vendimeve të Arbitrazhit
Paneli i parë do të trajtojë të përfitimet e arbitrazhit të investimeve, transparencës, përvoja rajonale dhe ndërkombëtare të arbitrazhit investitor-shtet. Në këtë panel ne do të presim folës nga firma ligjore me reputacion nga Uashingtoni, Gjeneva dhe Vjena dhe gjithashtu do të presim përfaqësues të institucioneve të Arbitrazhit nga rajoni dhe Stokholmi.
Në panelin e dytë do të presim profesionist nga gjykatat vendore dhe profesorë të cilët do të adresojnë praktikën e njohjes dhe zbatueshmërinë e vendimeve të arbitrazhit vendas dhe të huaj në Kosovë. Ata do të fokusohen në tema të rëndësishme të tilla si kornizat ligjore, karakteristikat e tyre të veçanta, qëndrimet e gjykatave nacionale drejt arbitrazhit dhe praktikat e tyre në zbatimin dhe vendosjen për lidhur me anulimin e vendimeve të arbitrazhit.
Më 23 Shkurt, Young ICCA në bashkëpunim me Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit do të organizojë debat të arbitrazhit në Hotel Sirius, raporton gazetametro.net
Në ditën pas mbarimit të konferencës dhe debatit, do të mbahet Prishtina Pre-Regional Ëillem C. Moot Court. Kjo do të ishte një mundësi e mirë për një përgatitje të fundit para mbajtjes së debatit në Vjenë.
Përfaqësuesit e bizneseve, avokatët, praktikuesit e arbitrazhit, gjykatësit, profesionistët ligjor, akademikë dhe juristë të brendshëm të kompanive janë të inkurajuar të marrin pjesë në këtë ngjarje./gazetametro.net