Loading…

Në Kosovë u konfiskua mish belg, AVUK thotë se nuk hyri mish i vjetër 12 vjet

  • 27/03/2018 | 12:40

Në Kosovë u konfiskua mish belg, AVUK thotë se nuk hyri mish i vjetër 12 vjet

Në Kosovë nuk ka hyrë mish 12 vjet dhe i prishur nga Belgjika, por mish i tillë ëshë gjetur në një depo mishi në Rahovec.


Me gjithë faktin se kjo ka ndodhur dhe pronari i depos “Euro Ida” tashmë gjendet në paraburgim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës mohon se Kosova ka importuar mish të vjetër që ka ardhur nga Belgjika.

Kryeshefi i AVUK-ut Valdet Gjinovci duke mos dashur ta marr përgjegjësinë për mishin që në disa depo të Kosovës është konfiskuar si i dyshimtë se është blerë nga kompania blelge, thotë se inspektorët e Agjencisë e kanë asgjësuar mihsin e tillë në momentin që kanë hasur në të.

Madje Gjinovci, tha se mishi i tillë është asgjësuar në momentin e hasjes nga inspektorët e Agjencisë.

“Mishi si i tillë nuk ka hyrë në Kosovë, mishi si i tillë është asgjësuar momentin e hasjes nga inspektorët e Agjencisë dhe si i tillë nuk është lejuar që të tregtohet në vendin tonë. Edhe nga arkivat televizive mund të shihni se mishi si i tillë është asgjësuar në venidn ku është gjetur, çka do të thotë se nuk është lejuar që të importohet në vendin tonë”, tha Gjinovci.

Gjinovci këtë deklaratë e dha pas një takimi që pati me kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në Kuvendin e Kosovës Duda Bale.

Kryetarja e Komisionit pas takimit me kryeshefin e AVUK-ut tha se meqenëse ka marrë informata që nuk është importuar mish pa afat në Kosovë, faji mund të jetë te operatori i biznesit. Bale tha se janë në dyshim nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut, dhe për këtë çështje tha se do të takohen me operatorët e biznesit.

“Ne jemi në dyshim se kemi shkelje të të drejtave të njeriut dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot. Qysh unë kam marrë informata nga ana e drejtorit  ky institucion nuk ka përgjegjësi për shkelje të të drejtave të njeriut. Kam marrë informata se mishi pa afat nuk ka ardhur në Kosovë asnjëherë, kemi ndoshta problem tek operatori i biznesit… Ata përgjegjës që nuk kanë respektuar masat higjienike ka mundësi se në treg kemi pasur disa produkte të këqija”,  tha Bale.

Në fund Balje tha se do të ngrisin çështjen e kalimit të inspektorëve lokal në AVUK, pasi që ky i fundit ka vetëm 10 inspektorë.

Sa i përket çështjes së kalimit të inspektorëve lokal në AVUK, kryeshefi Gjinovci  shpreson që kjo çështje të ngritet në nivel qendror, në mënyrë që të ketë vetëm një autoritet që të marrë përgjegjësitë. Derisa tha se roli i Agjencisë është monitorimi i kontrollit dhe në sigurinë e produkteve ushqimore sa i përket cilësisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë