Loading…

Në Kosovë po ndërtohen autostrada nëpër lokacione arkeologjike

  • 18/04/2019 | 16:37

Në Kosovë po ndërtohen autostrada nëpër lokacione arkeologjike

Tek rrethrrotullimi në fshatin Dobratin në lokacionin ku është duke u ndërtuar autostrada Prishtinë-Gjilan, janë ndalur punimet gjatë këtyre ditëve, e shkas për këtë janë gjetjet arkeologjike që i takojnë kohës së neolitit. Vendbanimi parahistorik është evitentuar në vitin 2015, me rastin e punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, transmeton Gazeta Metro.


Shafi Gashi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës thotë se punimet janë ndërprerë dhe se po vazhdojnë konform ligjit ekzistues për trashëgiminë kulturore të vendit.

Por ai shton se Instituti po ka problem me Ministrinë e Infrastrukturës, sepse ata nuk po i marrin pëlqime për ndërtime, lidhur me institucionet varëse.

“Ministria nuk po e zbaton ligjin, ne jemi të obligum që ta përcjellim çdo aktivitet gjatë punimit të autostradës, dhe në moment që hasim në gjetje arkeologjike, obligohemi që ta zbatojmë ligjin”, thotë ai.

Sipas Gashit, po vazhdohet me metodën e vjetër, e Ministria e Infrastrukturës nuk po konsultohet fare me Insitutin Arkeologjik kur fillon ndonjë ndërtim në vend.

“As edhe një pëlqeim nuk e ka lëshu Instituti Arkeologjik për Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me këto ndërtime. Ne kemi pasur telashe serioze me ndërtimin e shumë autostradave”, ka thënë ai.

Mirëpo në anën tjetër, zëvëndësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, thotë se kjo ministri nuk posedon ndonjë hartë se ku mund të hasën gjetje arkeologjike.

“E kuptoj shqetësimin e Insitutit, mirëpo ne deri tash në ministri nuk e kemi një hartë të tillë, se ku janë vendet arkeologjike ose lokacionet e caktuara”, ka thënë ai .

Sidoqoftë, sot në ditën ndërkombëtare të monumenteve arkeologjike, Insituti Arkeologjik është deklaruar se nuk do të lejojnë që asnjë monument e lokalitet të dëmtohet, pa u kryer punimet, madje as edhe ato emergjente./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë