Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se në konferencat antikorrupsion, po shihen tri kategori të njerëzve: ata që marrin donacione për të bërë zhurmë, ata që flasin e nuk shkojnë përtej fjalëve, pasi nuk i dëgjon kush, dhe të korruptuarit dhe mbështetësit e tyre të devotshëm.
Këtë vlerësim, Krasniqi e bëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Lexoni postimin e tij të plotë:
SHUMË ZHURMË PËR ASGJË, NË KONFERENCAT ANTIKORRUPSION
Ne Konferencat antikorrupsion, po shihen tri kategori te njerëzve.
Në raste të tilla injorohen krerët e opozitës dhe gjithë vullnetmiret për të luftuar korrupsionin.
Me Këshille e Konferenca, deri sot nuk bem asgjë!
Pa reformuar seriozisht Sistemin e Drejtësisë dhe trupat e tjerë që duhet të ndihmojnë gjyqësinë, le ta harrojmë luftën kundër krimit e korrupsionit.
Çdo luftë kërkon: integritet, guxim e sakrificë.
Këto gjëra nuk po i shohim.
Po shohim shumë gatishmëri për vazhdim te korrupsionit?!