Loading…

Në këto 3 qytete ende nuk ka përfunduar numërimi i votave

  • 12/06/2017 | 21:49

Në këto 3 qytete ende nuk ka përfunduar numërimi i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende është duke i numëruar votat për të dal me një rezultat final rreth zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.


Nga të dhënat që po publikohen në kohë reale nga ky komision, kanë mbetur vetëm edhe tri qytete votat e të cilave ende nuk  janë numëruar.

Është Prishtina me 97.84 për qind të votave të numëruara, pastaj vjen qyteti i Prizrenit me  99.08 për qind të votave të numëruara, si dhe Mitrovica e Jugut me 98.99 për qind.

Kurse në të gjitha komunat tjera, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që t’i numërojë të gjitha votat.

Ndërkaq, deri në këto momente, KQZ ka numëruar 99.86 për qind nga të gjitha vendvotimet.

Koalicioni PAN vazhdon ka marrë 34.03 për qind të votave. E dyta del Lëvizja Vetëvendosje me 27.07 për qind të votave.

Kurse, koalicioni LDK-AKR-AL është renditur i treti me 25.71 për qind.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë